TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas votimit të ndryshimit kushtetues për emrin e ri të Maqedonisë, ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë në mbrojtje 7 deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Efektivët e policisë ruajnë banesat dhe shoqërojnë çdo lëvizje të tyre.
7 deputetët u përjashtuan nga VMRO-DPMNE, më pas u kërcënuan në rrjetet sociale se “deputetët që do të votonin për ndërrimin e emrit të shtetit do të tradhtonin idealin e atdheut dhe parimet e partisë VMRO-DPMNE, se me asnjë çmim nuk do të mbështesin marrëveshjen kapitulluese me Greqinë”.
Deputetet që votuan ndryshimet akuzohen për ngjarjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill një vit më parë, dhe mbështetja e tyre për ndryshimet thuhet të jetë bërë për heqjen e padisë për “tentim-vrasje dhe kërcënim terrorist të rendit kushtetues”.
Votat e deputetëve të VMRO-së ishin të domosdoshme për të siguruar dy të tretat, të nevojshme për kalimin e propozimit të Qeverisë për qasje në ndryshimet kushtetuese. TPZ.AL