TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur para gazetarëve pas dëshmisë për herë të dytë në Prokurorinë e Tiranës lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”.
Kryedemokrati tregoi emrat e dy deputetëve të PS-së, të cilët sipas tij, janë përfshirë në ngjarjen e “Toyota Yaris”. Këta deputetë janë Ulsi Manja dhe Jurgus Çyrbja.
“Nxjerrjen e sekretit shtetëror për veprën kriminale të futjes së parave të krimit me “Toyota Yaris”, ky veprim dëshmon se denoncimet e mia publike për përfshirjen e ballës në dhënien e garancive politike dh trafikimit të parave të pista të krimit janë të vërtetë. Dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgus Çyrbja.
Kam ardhur me dëshirë sot në prokurori për tu dëshmua shqiptarëve se ku ka degraduar Prokuroria, në vend të hetojë se kush qëndron pas transaksioneve kriminale të milionë eurove, kush i garanton këto akte të rënda, po heton si nxjerrje të sekretit shtetëror”, tha Basha pasi doli nga Prokuroria. TPZ.AL