AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 12:16

‘Kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’ ndaj Ballës, Basha mbërrin në Prokurori

‘Kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’ ndaj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës ku do të japi dëshmi për herë të dytë në lidhje me akuzat e deputetit socialist Taulant Balla për kapjen e dy automjeteve “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro.

Në përfundim të dëshmisë, Basha do të bëjë një komunikim me mediat.

Kryedemokrati Basha ka dëshmuar herën e parë në datën 12 tetor për 45 minuta në Prokurori për çështjen e Xhisiela Malokut, pas kallëzimit nga Taulant Balla për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’. TPZ.AL