AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 12:49

80 kg drogë, kapen 6 persona në kufi me Malin e Zi/ EMRAT

80 kg drogë, kapen 6 persona në kufi me Malin e Zi/ EMRAT

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë 6 persona teksa transportonin 80 kg canabis sattiva drejtë Malit të Zi.

Arrestimi i tyre është bërë në fshatin Tamarë të Malësisë së Madhe në afërsi të kufirit me Malin e Zi. Të arrestuarit janë: Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Milaj.

Policia dyshon se 6 personat e arrestuar janë grup që mundësonin kalimin e drogës në territorin e Malit të Zi.TPZ.AL