TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vëllezër në Fier kanë goditur me sende të forta një 42 vjeçar, i cili u dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta, por pa specifikuar konkretisht se për çfarë janë zënë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin D.Gj, 21 vjeç, si dhe po punohet për kapjen e vëllait të tij 27 vjeçar pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.A, 42 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.