AKTUALITET, 19 Janar 2019, 09:14

Mesut Ozil bëhet “mollë sherri” tek Milani

Mesut Ozil po bëhet çështje tek Milani. Një debat ka nisur mes drejtuesve Paolo Maldini dhe Ivan Gazidis.

Arsenal i ka dhënë të drejtën lojtarit të gjejë një klub tjetër për shkak se hapësirat tek klubi aktual janë të pakta. Në këtë mënyrë Maldini mendon se është një investim i mirë për kuqezinjtë, ndërkohë që Gazidis thotë se një lojtar 30 vjeçar nuk ka çfarë t’i japë këtij ekipi.

Debatet vazhdojnë dhe klubi pritet të marrë një vendim në ditët e ardhshme për turkun e Arsenal.