AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 13:27

OSBE reagon pas dhunës ndaj gazetarit Enver Doçi

OSBE reagon pas dhunës ndaj gazetarit Enver Doçi


OSBE ka reaguar ashpër ndaj dhunimit të gazetarit Enver Doçi duke i kërkuar autoriteteve të hetojnë ngjarjen si dhe të sigurojnë mbrojtjen e gazetarëve.

OSBE e ka cilësuar si të papranueshme dhunën ndaj Doçit.

Gazetari Enver Doçi u sulmua një natë para ditës së zgjedhjeve ndërsa po filmonte aksionin e policisë për arrestimin e një personi.

Policia kërkoi ndjesë duke e justifikuar aktin me kompleksitetin dhe tensionin e aksionit.

Gjithashtu zyrtarët e policisë u shprehën se efektivët nuk e kanë identifikuar Doçin si gazetar.