TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk kanë surpriza. Po thuajse në çdo Bashki fituese po del PS-ja. Duhet të themi se nuk ka pasur një garë të fortë pasi opozita i bojkotoi zgjedhjet. Ndër kandidatët fitues është edhe Redjan Krali, i cili u zgjodh kryetari i Bashkisë së Kavajës, pasi mori 7426 vota.
Kush është Redjan Krali?
Mësohet se Redjan Krali ka një lidhje të ngushtë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Babai i tij është kushëri i parë me Fatos Nanon, është djali i tezes së ish-kryeministrit shqiptar.
Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.