AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 13:01

Andi Bushati paralajmëron: Çfarë do të dëgjoni nga sot e mbrapa

Andi Bushati paralajmëron: Çfarë do të dëgjoni nga


Analisti Andi Bushati në një postim të tijin në Facebook ka parlajmëruar shqiptarët se nga sot e tutje, pas zgjedhjeve pothuajse monopartiake të zhvilluara për qeverisjen vendore, ‘autorët’ dhe mbështetësit e tyre do të përpiqen ta interepretojnë këtë situatë anormale si normalitet që vijon prej gati 30 vitesh.

Justifikimet që do të dëgjoni nga sot e mbrapa: Po ça ka o burrë, gjithmonë janë përzier banditët me zgjedhjet; po ça ka o burrë gjithmonë kanë dalë vota tepër në kuti; po ça ka o burrë gjithmonë është votuar familjarisht….po ça ka o burrë gjithçka mund të ndodhë……zgjedhje janë..”, shkruan Bushati.