AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 13:10

Meta poston foto nga plazhi me dy vëzhgues ndërkombëtarë: E hënë, por u lodha duke pritur reflektimin

Meta poston foto nga plazhi me dy vëzhgues ndërkombëtarë: E


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndarë sërish me ndjekësit një foto nga plazhi në Gjirin e Lalzit.

Në foto kreu i shtetit paraqitet mes dy vëzhguesve ndërkombëtarë që asistuan në mbikëqyrjen e votimeve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në përgjigje të komentuesve të mundshëm që do ta kritikonin për mosparaqitjen në zyrë në një dite pune, Meta shkruan se ka humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun e reflektimin.

Postimi i Metës:

Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda?? dhe Katerinën nga Gjermania??.

Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju.

Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria.

E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.