AKTUALITET, 9 Maj 2019, 23:02

Arta Marku zbulon detaje të reja nga hetimet për Llallën dhe grabitjen në Rinas

Arta Marku zbulon detaje të reja nga hetimet për Llallën dhe

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, deklaroi në “Open” se hetimet ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla po vazhdojnë, por po priten letër-porositë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

“Në dijeninë time po vazhdon. Nuk mund të them se po zvarritet. Kam dijeni më të madhe pasi letër-porositë kalojnë përmes zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Di që nuk ka përgjigje nga autoritetet amerikane dhe gjermane të drejtësisë. Nuk është refuzuar informacioni. Priten përgjigjet”, – tha ajo.

Ndërkohë e pyetur për punën e paraardhësit të saj ajo tha: “Nuk është etike, nuk më takon mua që të flas për paraardhësin tim. Hetimi për kryeprokurorin”.

Ndërsa për dosjen e grabitjes në Rinas, ajo tha se është thuajse e zbardhur.

“Ajo dosje është pothuajse e zbardhur. Është punuar shumë mirë si rrallëherë”, – u shpreh.