TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
35 organizata të cilat punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të drejtave të vajzave dhe grave, dhe me fokus të veçantë te viktimat e dhunës me bazë gjinore, i kanë drejtuar Televizionit Kombëtar “Top Channel” – Programit “Dua te të bëj të lumtur”, një thirrje për shmangien e trajtimit riviktimizues ndaj viktimave të dhunës në familje dhe për dhënien e mesazheve të drejta kundër dhunës me bazë gjinore.
Në letrën e hapur drejtuar Programit “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, këto organizata vlerësojnë se mënyra e trajtimit të historisë personale të një gruaje viktimë e dhunës në familje, ushtruar nga bashkëshorti i saj justifikon ushtrimin e dhunës në bazë gjinore duke u bërë faktor në riviktimizimin e vajzave e grave të dhunuara.
“Trajtimi jo i drejtë i këtij rasti abuzimi ka nxitur një valë të re komentesh të cilat paragjykojnë gratë e dhunuara, duke justifikuar dhunën ndaj tyre. Kjo qasje përforcon stereotipet gjinore ku gratë perceptohen si të nënrenditura, si pronë dhe ku dhuna tolerohet apo justifikohet dhe vjen si pasojë e një “faji” të viktimës. Pavarësisht se Znj. E. është në moshë madhore dhe është përgjegjëse për vendimet/zgjedhjet e saj, ne vlerësojmë se kjo histori nuk duhej përdorur në një fokus mediatik të tillë.”
Në emision historia e çiftit paraqitet si e zakonshme, madje duke i shtuar nota romantizmi. Nga ana tjetër trajtimi që i bëhet episodit të dhunës së ushtruar nga bashkëshorti kundrejt gruas serviret si një gjë e pranueshme nga të gjithë dhe mëse normale.
Prezantuesja e emisionit bën një përshkrim të momentit të dhunës : “Ai është kthyer vonë dhe E. është bërë me nerva. E.ngre zërin, ai po ashtu. Debati vjen e bëhet shumë i ashpër. Ka xhelozi, ka dashuri, ka urrejtje , ka sherre të akumuluara të cilat përshkallëzohen. Sharje, ofendime, shtyhen me duar, ai e gjuan , ajo pothuaj rrëzohet.”
Protagonistja dhe rrëfyesja e ngjarjes shprehet se pas këtij akti dhune e kishte denoncuar bashkëshortin në polici.
“ Ai qëndroi 8 muaj në burg. U bë gjyqi dhe cdo gjë dhe përfundoi 8 muaj në burg. Mirëpo këto 8 muaj se kuptova as unë si përfundoi, sepse pa asnjë provë nga ana ime. Se një shpullë faqes, nuk është se më mbyti.”
Fakti që për protagonisten e ngjarjes një shpullë “nuk është asgjë”, tregon se ka vajza dhe gra të cilat e pranojnë këtë formë dhune duke e konsideruar normale, nëse bëhet fjalë për të mbajtur familjen e bashkuar. Ajo u bë pjesë e këtij programi për t’i kërkuar falje bashkëshortit të saj që e kishte denoncuar për dhunën, ndërkohë promovimi i këtyre historive në një televizion kombëtar mund të legjitimojë dhunën dhe të përforcojë qëndrimin e gabuar se gratë dhe vajzat shqiptare detyrohen të pranojnë keqtrajtimin dhe të ruajnë një raport inferioriteti karshi burrave.
Marrë shkas nga kjo ngjarje, organizatat me fokus mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, kërkojnë bashkëpunimin e televizionit dhe medias për të reflektuar në qëndrimet si:
Letra e plotë drejtuar Televizionit Top Channel, Programit “Dua të të bëj të lumtur”
*Citizens Channel