AKTUALITET, 17 Janar 2019, 13:05

Pas vizitës në Prishtinë, Hahn vjen në Tiranë

Pas vizitës në Prishtinë, Hahn vjen në Tiranë

Pas vizitës së tij në Kosovë,eurokomisioneri Johanes Hahn do të ndalet në kryeqytet, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca përmes një postimi në ‘Twitter’.

Sipas Sorecës takimi mes kryeministrit Rama dhe Hahn do të jetë për vlerësimin e reformave që do të ndiqen në vazhdim. Ndërkohë, pritet që Hahn të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e sotme.