TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua në Tiranë me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Milanesi.
Në takimin miqësor mes tyre, zoti Basha i shprehu shqetësimin e opozitës për dëmtimin e rendë të standarde të demokracisë nga ana e qeverisë, e cila është përgjegjëse për ngadalësimin e procesit të integrimit europian.
Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Italisë gjatë tre dekadave të fundit, kreu i opozitës kërkoi mbështetjen e partnerit strategjik për rivendosjen e shtetit ligjor, nëpërmjet luftës ndaj kriminalitetit dhe trafikut të drogës.
Lidhur me zhvillimet në rajon, Kryetari i PD u shpreh se për të konsoliduar stabilitetin dhe paqen në rajon duhet punuar për te zhvlerësuar kufijtë me procesin e integrimit europian, jo duke i ndryshuar ata.