AKTUALITET, 17 Janar 2019, 13:47

“Me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, Berisha nxjerr emrin e të plagosurit me armë zjarri në Vlorë

“Me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, Berisha

Tre ditë më parë në qytetin e Vlorës ndodhi një ngjarje e rëndë ku u plagosën me armë zjarri dy persona, por policia bëri të ditur vetëm emrin e njërit prej tyre.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij zyrtare në facebook mesazhin e një qytetari i cili tregon se personi tjetër i plagosur është Tesiljan Basho, person sipas tij me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas qytetarit me urdhër të policisë nuk u lejua që të bëhej publike.

Postimi i plotë:

Bashkepunim i narkopolicise me vrasesin!

Lexon mesazhin e oficerit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar Doktor Berisha. Jam nje oficer krimesh ne komisariatin e Vlores dhe dua tiu informoj ju dhe gjithashtu te bej publike fakte nga ngjarja qe ndodhi para dy ditesh ne Vlore pikerisht me date 14 janar ne oret e pasdites ku u plagosen me arme dy persona dhe vetem njeri nga kta te dy pikerisht Mikel Mehmetaj u be publik kurse personi i dyte i identifikuar nga policia e shtetit me ane te kqyrjes se kamerave te siguris se nje ambienti ne afersi te vendit ku ndodhi ngjarja rezulton se ky person ishte i shume kerkuari nga shteti Italian, nga Interpoli dhe gjithashtu nga organet tona ligjzbatuese Tesiljan (Tesi) Basho i cili eshte nje person me rezikshmeri shume te larte.

Me urdher nuk u lejua te behej publike.