TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drogë me vlerë rreth 500.000 Paund. Është kjo arsyeja që ka detyruar Emiljano B. të dalë para Gjykatës së Selkirik në Skoci. 19-vjeçari shqiptar u arrestua të martën dhe akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai u gjet në një fabrikë ku kultivohej kanabisi pas një aksioni të policisë lokale.
Sipas mediave britanike, e njëjta ndërtesë ishte përdorur edhe më parë për prodhimin e kanabisit. Në Tetor të 2015-s aty u arrestua një vietnamez që u dënua me 3 vjet burg.
Ndërkohë i riu shqiptar i ka mohuar akuzat dhe është dërguar në paraburgim. Sipas BBC, Emiliano B. pritet që të dalë në gjykatë sërish javën e ardhshme.