AKTUALITET, 17 Janar 2019, 14:37

Fotoja flagrante/ Edi Rama lëviz çdo gur për të shuar protestën e studentëve, Balla takim me…

Teksa protesta e studentëve që  kërkojnë të drejtat e tyre vijon tashmë prej më shumë se një muaji, duket se qeveria Rama po lëviz çdo gur për ta shuar atë.

Së fundi kryeministri Rama duket se ka vënë në lëvizje dhe Taulant Ballën, kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, i cili ka takuar Dhori Kulen, dekanin e Fakulteti Ekonomik dhe Artan Hoxhën, dekanin e Juridikut.

Në Fakultetin Ekonomik pak ditë më parë u dhunuan nga policia një pjesë e studentëve, e megjithatë ata vijojnë ngujimin e tyre. Për të gjithë këtë situatë vetë Kule nuk ka pasur asnjë prononcim mediatik ose publik.

Nga ana tjetër dekani i Juridikut Hoxha, i cili është dhe një nga propozimet për anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, pak ditë më parë u akuzua se kishte kërcënuar dhe kishte ushtruar presion ndaj studentëve.

Ai iu kishte thënë studentëve protestues se kishin vënë emrin e tyre dhe fytyrën në këtë histori dhe do të duhet që një ditë të mbanin përgjegjësi.

Për më shumë, shikoni foton më poshtë: