AKTUALITET, 17 Janar 2019, 14:32

“Për mua është spektakël”, Ylli Manjani flet pas vetëdorëzimit të Balilit: Çështja është ekzagjeruar

“Për mua është spektakël”, Ylli Manjani flet pas

sh ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në studion e lajëmve në Fax News, foli për vetëdorzimin e Kelmend Balilit si dhe për “zhurmën” që media i ka krijuar për të.

Manjani u shpreh se për këtë çështje padyshim sipas tij ka ekzagjërime, duke theksuar se çështja duhet të shkojë në sallën e gjyqit dhe prokurorija të vërtetojë akuzat.

Manjani komentoi dhe termin e përdorur për të si “magjistari” ku sipas tij e gjitha vërtet një spektakël, pasi ti bësh për tre vite policisë xhiro dhe mos të arrestohesh është paaftësi e policisë.

“Padyshim që për këtë çështje jam i bindur se ka ekzagjerime. Edhe kjo meriton të shkojë në vendin e vet në sallën e gjyqit. Ku prokurorija duhet të vërtetojë akuzat e veta. Që mesa di unë akuzat i ka ngritur prokuroria greke dhe jo ajo shqiptare. Gjithë debatii mbi çështjen janë muhabete që fryhen e fryhen e fyryhen, unë nuk e di, por duhet të flasë gjykata.

Dua të komentoj pak fjalën “magjistari”. Është spekatkël!? Policia nuk paska qenë në gjendje të arrestojë një njeri!? Unë këtë nuk e besoj. Për mua është spektakël! Ti bësh tre vite policisë xhiro dhe policia nuk paska qenë e aftë që të arrestojë një njeri.

Policia duhet të ekzekutonte një urdhër-arresti ndërkombëtar që kishin për ndalimin e Balilit dhe nuk e bënë dhe e pranoi dhe vetë që ai është njëri i lirë. Kjo është skandal për shtetin, dhe pastaj kur është ngritur akuza zyrtare nga prokuroria shqiptare dhe Gjykatat e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër-arresti këtu pastaj është bërë e detyrueshme dhe për ligjin shqiptar.

Për llogari të Interpolit ai duhet të ishte arrestuar dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë gjë.”- u shpreh Manjani.

(M.Q/Faxweb.al)