TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati, Lulzim Basha tha se qeveria ka rënë para syve të gjithë shqiptarëve, por edhe para botës dhe europës. Në një dalje për mediat, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Holandës, kryeopozitari u shpreh se qytetarët do ti japin goditjen përfundimtare qeverisë.
“Rruga e vetme për tu përballur është rruga e angazhimit të gjithë, bashkimit të qytetarëve për ti dhënë fund kësaj fasade.
Ka marrë një goditje fatale nga lëvizja studentore, duhet të marrë një goditje përfundimtare nga qytetarët e bashkuar. Për këtë arsye opozita vendosi të udhëheqë protestat qytetare deri në largimin e kësaj qeverie.
Si kundër po bëhet gati për të parashtruar një zgjidhje politike për të cilën do të kemi një vendimmarrje konkrete në Këshillin Kombëtar të PD ditën e shtunë dhe do të kemi një mobilizim të opozitës në bashkëpunim me qytetarët,” tha Basha.