AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 09:51

LAJM I FUNDIT/ Kavajë, burri gjendet i vdekur në kanal, policia kërkon ndihmë për ta identifikuar

LAJM I FUNDIT/ Kavajë, burri gjendet i vdekur në kanal, policia

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë të një burri rreth moshës 60 deri 70 vjeç në Kavajë. Trupi i pajetë është gjendur brenda një kanali ditën e djeshme në orën 14:20, në fshatin Gjoc në Kavajë. Nga hetimet e para rezulton se nuk janë gjendur shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë.

Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Woke”.

Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112 ose në numrin e Sallës Operative 0694110202. TPZ.AL