AKTUALITET, 10 Shtator 2018, 08:49

FOTO/ Ky është polici hero që ndaloi Vuçiçin të vizitonte Drenicën/ EMRI

Pavarësisht urdhrit të ndalimit nga kryeministri Ramusha Haradinaj për të vizituar Drenicën Vuçiç nuk u bind duke kërkuar të vizitonte fshatin Banjë të Skënderaj. U desh ndërhyrja e policisë së Kosovës për ta kthyer mbrapa presidentin serb Vuçiç.

Në rrjet u bë virale fotoja e policit protagonist që ktheu Vuçiçin mbrapa, pavarësisht kundërshtimit dhe debatit nga ky i fundit.

Polici quhet Vllaznim Surdulli nga Gjilani.

Pavarësisht debatit që Vuçic pati me Surdullin, ky i fundit nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin të cilin ia kishin dhënë eprorët e tij.

 

Fotografia e Vllaznim Surdulli, u bë virale në internet duke u shpërndarë kështu më qindra herë. TPZ.AL