AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 23:47

Çelsi i falet Hazard, Totenhami ‘hakmerret’ kundër Arsenalit

Çelsi i falet Hazard, Totenhami ‘hakmerret’ kundër

Janë luajtur sot dy sfidat e mbetura çerekfinale të “Carabao Cup” në Angli, me 3 skuadra londineze që zbritën në fushën e lojës. Në “Emirates Stadium”, Arsenali priti Totenhami, në një derbi ku nuk mungoi asgjë.

Pavarësisht luftës së ashpër përgjatë gjithë 90 minutave, do të ishin djemtë e Poçetinos që do të triumfonin, falë golave të Son dhe Dele Ali.

Në takimin tjetër, Çelsi mposhti me shumë vështirësi ekipin e Bornemuth, surpriza e futbollit anglez deri më tani. Një gol i Eden Hazard në minutën e 84’ të takimit, ylli belg shënon dhe dërgon blutë e Londrës në gjysmëfinale.

Carabao Cup, çerekfinalet

Arsenal – Totenham 0-2

Son 20’, Ali 60’

Çelsi – Bornemuth 1-0

Hazard 84’