TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-pjesëtarët e forcave speciale të ushtrisë amerikane kanë kryer disa misione sekrete gjatë ditëve të mëparshme në rrugët e Kabulit të përfshira nga kaosi me qëllim shpëtimin e kolegëve të tyre afganë nga regjimi i talebanëve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se kanë qenë veteranët e luftës së Afganistanit, mes tyre edhe pjesëtarë të SEALS si edhe të “Beretave të Gjelbra”, të cilët në mënyrë vullnetare kanë mbledhur nëpër Kabul pjesëtarë dhe ish-pjesëtarë të Forcave Speciale të Afganistanit, me të cilët kanë qenë kolegë më herët në luftë kundër talebanëve.
Pasi i kanë mbledhur vullnetarisht, ata i kanë nxjerrë nga vendi për t’i çuar në vende më të sigurta, ndërkohë që talebanët kanë nisur kërkimin e tyre shtëpi më shtëpi.
Operacioni i tyre është zhvilluar paralel me atë të Pentagonit, të cilët kanë qenë më shumë të fokusuar tek civilët.