TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamjet më poshtë vijnë nga ‘Qytet Studenti’ aty ku janë akomoduar afganët që mbërritën mbrëmjen e djeshme në Rinas.
Nga sot për ta nis një jetë e re, shumë ndryshe nga ajo që përjetuan në Afganistan, ku ishin nën pushtetin e talebanëve. Shihet që në oborr kanë dalë fëmijët, gratë dhe burrat.
Forcat e policisë janë të pranishme pasi afganët do të ruhen 24 orë. Në dispozicion janë dhe përkthyesit që gjenden në çdo godinë ku ata po strehohen.
154 qytetarë afganë mbërritën gjatë natës së kaluar në Shqipëri, në dy fluturime: 95 nga Kabuli në ora 22:45, ku u pritën nga ministrja Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim dhe 59 persona nga Doha në orën 1 pas mesnate, në pritjen e të cilëve mori pjesë edhe kryeministri Rama.
[gallery ids="560374,560375,560376,560377,560378,560379,560380,560381"]