AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 14:35

Më të pasurit e Europës Lindore, ja kush janë oligarkët që kanë përfituar nga politika

Armeni Gagik Tsarukyan – një ish mundës profesionist miliader – ka themeluar Partinë e Proseperitet Armen dhe është kreu i Komitetit Olimpik të Armenisë. Ai zotëron kompani përgjatë rajonit, nga gjigantët e pijeve te tregtimi i armëve.

Azerbajxhanasi Anar Mamadov është djali i ish-ministrit të transporteve, Ziya Mamadov, edhe ai vetë një oligark. Mammadovi i ri përdori paratë e babait të tij për të themeluar një firmë lobimi në Amerikë.

TPZ.Al sjell portretet e këtyre oligarkëve të botuar në faqen Boingboing.net, e që në një mënyrë apo një tjetër janë të lidhur me politikën. Biografitë janë bërë nga gazetarë guximtarë të vendeve që përfaqësojnë oligarkët, duke marrë jo pak rrezik mbi veten e tyre.

 

BULLGARI - Delyan Peevski

Delyan Peevski është një deputet i Parlamenti bullgar nga grupi “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (MRF), e ashtuquajtur “Partia e Minoritetit Turk”. Por, ai rrallë shihet në karrigen e parlamentit. Delyan Peevski nuk është si parlamentarët e tjerë. Ai është tashmë zyrtarisht politikani më i pasur bullgar. Për një kohë të gjatë ai i kishte fshehur interesat e tij ekonomike pas kompaninive offshore, dhe kishte deklaruar vetëm një makinë të vjetër “Opel”. Por, asetet e tij kanë një vlerë më shumë se një miliard dollarë. Fuqia e Peevskit është e bazuar në kontrollin e tij mbi median dhe influencën e tij brenda sistemit juridik.

ARMENI - Gagik Tsarukyan

Gagik Tsarukyan, 60 vjeç, është anëtar i Parlamentit të Armenisë dhe një biznesmen i mirënohur në vendin e tij, pëprara se ai të hynte në politikë. Ai bë deputet në vitin 2003 dhe një vit më pas themeloi Partinë për Prosperitet të Armenisë. Tsarukyan është githashtu një sportistë, një mundës. Ai ka qenë president i Komitetit Olimpik të Armenisë nga viti 2004 dhe një nga njërëzit më të pasur në prona në Armeni. Ai zotëron një numër të madh kompanish, jo vetëm në Armeni, por edhe jashtë saj: Letoni, Bjellorusi, Ukrianë, Bullgari. Bizneset e Tsarukyan përfshijën fabrika bire, konjaku, vere, vodka, hotele, kazino, një televizion, rrjet tregtie gazi, miniera, fabrikë çimentosh, kompanie prodhimesh farmaceutike, dyqanë veshjesh, aksesosorësh dhe armësh. Dhe këto janë vetëm një pjesë e aktivitetit të tij të biznesit.

AZERBAJXHAN – Anar Mammadov

Anar Mammadov është djali i ish-Ministrit të Transportit, Ziya Mamadov. Babai i tij është gjithashtu një ish-oligak, i cili e grumbulloi pasurinë përmes korrupsionit dhe lidhjes me elitën azerbajxhanase. Pasi mori anën e gabuar në raport me familjen drejtuese të vendit, ai humbi thuajse shumicën e biznezeve të tij në Azerbajxhan, të cilat përfshinin kompani të ndryshme taksish dhe autobuzësh. Duke përdorur paratë e babait të tij, Anar ngriti një firmë lobimi në Uashington DS, për të promovuar interesat e qeverisë azerbajxhanase në Kongresin dhe Senatin amerikan. Ai pagoi kompaninë  amerikanëe “Fabiani & Co” për ta mbështetur atë.

BOSNJË-HERCEGOVINA – Nijaz Hastor

Nijaz Hastor e nisi rrugën e tij nga një fshat i vogël pa elektricitet dhe ujë të rrjedhshëm në të qenit “the biggest tycoon” i Bosnjë-Hercegovinës. Kompania e tij “ASA Prevent” është punëdhënësi më i madh në vendin e tij. Hastor është popullor, pasi u akordon bursa fëmijëve nga familjet e varfra. Ai gjithashtu financoi rindërtimin e xhamisë së fshatit të tij pas luftës. Para disa kohësh pati një ndjekje ligjore ndaj Hastor dhe ish-partnerit të tij të biznesit: ata dyshoheshin se i kishin blerë një apartament për ish-anëtarin e presidencës së Bosnjës, Alija Izetbegoviç, si një rryshfet për të marrë lejën për të ndërtuar tre fabrika në zonat e lira tregtare. Por, si shumë gjëra në Bosnjë, çështja nuk u investigua dhe Nijaz Hastor është ende biznesmeni i respketuar në vendin e tij.

GJEORGJI – Bidzina Ivanishvili

Bidzina Ivanishvili besohet të jetë miliarderi i parë gjeorgjian i cili zotëron 4.5 miliardë dollarë. Forbes e vendos atë vendin e 367-të në botë. Ai e bëri pasurinë e tij në Rusi dhe u shfaq në Gjeorgji si një person bamirës, duke qenë i tillë në sy të publikut për vite me radhë përpara hyrjes në fushën politike më 2011, kur themeloi partinë politike "Ëndrra gjeorgjiane". Partia e tij mundi në zgjedhjet parlamentare koalicionin qeverisës dhe u bë kryeministër i Gjeorgjisë. Një vit më vonë, pasi kandidati i tij i preferuar fitoi zgjedhjet presidenciale, ai u largua nga skena, por besohet se qysh atëherë. ai qeveris vendin nga "skena e prapme". Jo vetëm që emri i Ivanishvilit u përmend në “Panama Papers”, por ai është gjithashtu i famshëm për ekscentricitetin e tij: ai zotëron një kopsht zoologjik privat me pinguin, lemurët dhe një zebër, dhe po heq pemët shekullore nga rajone të ndryshme për t’i mbjellë në parkun e tij pranë detit.

HUNGARI – Lorinc Meszaros

Në fillim të viteve '90, Lorinc Meszaros filloi një biznes të suksesshëm me gaz në fshatin Felcsút. Shtatë vjet më parë, ai nuk ishte njeri i famshëm, por ai tashmë kishte një mik të famshëm - kryeministrin hungarez Viktor Orban. Meszaros u zgjodh kryebashkiak i Felcsut në vitin 2011 dhe që atëherë u bë një nga njerëzit më të pasur në Hungari. Ai ka interesa në më shumë se 200 kompani, zotëron dy skuadra futbolli dhe ka fituar prokurime të panumërta publike, të cilat financohen kryesisht nga Bashkimi Europian. Meszaros, tani një oligark, gjithashtu formoi imazhin e medias hungareze: një nga kompanitë e tij ishte përfshirë në mbylljen e “Nepszabadsag”, një nga gazetat më të vjetra të përditshme në Hungari dhe më së fundi bleu shumicën e gazetave rajonale për të bërë ato më miqësore ndaj qeverisë.

KOSOVË -  Blerim Devolli

Blerim Devolli është vetëm 45 vjeç, por ai mund të përshkruhet lirshëm si oligark i politikës së Kosovës. Ai ka lindur në Pejë, një qytet kufitar i Kosovës dhe zotëron kompaninë "Devolli Grup" që filloi në vitin 1990 si një biznes i vogël nga babai i tij, kur Kosova ishte ende nën regjimin e Sllobodan Millosheviçit. Që atëherë, Blerimi dhe vëllai i tij më i vogël, Shkëlqimi, kanë ngritur një aktivitet ekonomik duke filluar nga shitja e miellit në industrinë e birrës, nga homologimi i makinave të importuara në terminalet doganore, nga privatizimi i fabrikave të vjetra tek importimi i kafesë. Gjatë sezonit të fushatës, kompanitë e Devollit janë dhurues për pothuajse të gjitha partitë politike kosovare, por lidhjet më të forta të tij kanë qenë vazhdimisht me PDK-në, partinë e presidentit Hashim Thaçi. Devolli gjithashtu zotëron një jaht që parkon në bregun detar në Mal të Zi, në pronësi të Milo Gjukanoviçit. (Nga Visar Duriqi, gazetar i “Gazeta Ekspres”)

LETONI – Aivars Lembergs

Aivars Lembergs është i vetmi oligark që ka ruajtur ndikimin e tij nga grupi i ashtuquajtur "Tre A " (duke përfshirë Ainars Shlesers dhe Andris Shkele), i cili ishte aktiv deri në shpërbërjen e parlamentit në Letoni, të iniciuar nga ish-presidenti Valdis Zatlers në vitin 2011 Ai është gjithashtu kryebashkiak i qytetit të Ventspils që nga viti 1988. Në vitin 2007 ai ka qenë i pezulluar zyrtarisht nga detyra në lidhje me procesin e pretenduar kriminal të privatizimit të paligjshëm, ryshfetit, pastrimit të parave dhe falsifikimit. Por në 2017 ai u zgjodh përsëri. Lembergs po abuzon me pozitën e tij për të krijuar një ambient biznesi për kompanitë e tij “offshore”. Pasuria e familjes së tij vlerësohet në 120 milionë euro.

MAQEDONI – Jordan (Orce) Kamçev

Sipas revistës “Forbes”, oligarku maqedonas Jordan (Orce) Kamçev është njeriu më i pasur në Maqedoni me një vlerë neto prej 228 milionë eurosh. Ai zotëron kompani ndërtimi, banka, spitale private, tre nga gazetat më të mëdha në Maqedoni dhe shumë më tepër. Për më tepër, ai kishte lidhje të ngushtë me ish-shefin e shërbimeve të fshehta të Maqedonisë, Saso Mijalkov, i cili është gjithashtu kushëri i parë i ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski. Të dy ata janë nën dyshimin për korrupsion dhe mbikëqyrje masive masive në Maqedoni. Por Kamçev gjithashtu ka kontakte shumë të mira jashtë Maqedonisë. Ai është i lidhur me oligarkin rus Sergej Samsonenko dhe ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Dejvid Kameruon.

MOLDAVI – Vladimir Plahotniuc

Vlad Plahotniuc mban një funksion publik që ai e bëri për vete - koordinator i Aleancës në pushtet. Ai arriti të kapte shumicën e institucioneve shtetërore. Ai ka ndërtuar rreth tij një perandori të heshtur financiare dhe ka angazhuar një numër ekspertësh për të punuar në të gjitha llojet e skemave dhe për të hartuar ligje. Plahotniuc krijoi një rrjet mediatik që shpesh vepron me lajme të rreme, me qëllim denigrimin e kundërshtarëve politikë. Në rrjetet shoqërore, ai ka ngritur një ushtri të vërtetë. Qëllimi i tij kryesor është të krijojë atë imazhin e një biznesmeni, filantrop, diplomat, qeverisës i mirë, etj. Taktika e tij është që të nënshtrohen njerëzit që qëndrojnë në rrugën e tij përmes shantazhit dhe presionit. Partia Demokratike, që ai drejton, menaxhon shuma të mëdha parash grumbulluar nga donacione të dyshimta. Qëllimi i Plahotniucit janë zgjedhja e vitit 2018, kur ai shpreson të mbledhë një shumicë në Parlament për të legjitimuar qeverinë e tij.

MALI I ZI – Milo Gjukanoviç

Milo Gjukanoviç është ish-Kryeministri dhe Presidenti i Shtetit, lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet. Gjithashtu, ai është politikani më i fuqishëm në Malin e Zi, i lidhur me biznesmenë të fuqishëm që fituan pasuri gjatë sundimit të tij. Vëllai i tij ndërtoi një perandori biznesi për vite ndërsa Gjukanoviç ishte kreu i shtetit dhe motra e tij është një prokurore shumë e rëndësishme. Ai është një nga politikanët e rrallë në Ballkan që nga koha e komunizmit, i cili është ende i fuqishëm. Milo Gjukanoviç kritikon sektorin e OJQ-ve dhe gazetarët e pavarur, të cilët shkruajën për aktivitetet e tij. Dhe, pas kësaj, ata ishin viktima të një sulmi fizik ose të përbuzur në publik nga ata që mbështesin Gjukanoviçin. (Mila Raduloviç, gazeta “Vijeshti”)

RUMANI – Dan Voiculescu

Të etiketuar si" manjatë" në Perëndim apo "oligarkë" në Lindje, Rumania kishte nga ana e saj "mogulët”". Sot, për shkak të një lufte të fortë kundër korrupsionit, ata janë më pak ndikues se një dekadë më parë. Shumica e tyre ishin të lidhura me nomenklaturën komuniste dhe shërbimet sekrete. Një nga shembujt më të mirë është Dan Voiculescu, pronar i Grupit “Intact”, i cili ka disa media, duke përfshirë stacione televizive, radiostacione, gazeta dhe faqe interneti lajmesh. Në vitin 2009, pasuria e tij u vlerësua rreth 1.5 miliardë euro. Para se ai të dënohej me dhjetë vjet burg për korrupsion dhe akuza të privatizimit të paligjshëm në 2014, Voiculescu kishte një pasuri prej rreth 250 milionë euro. I gjithë biznesi i tij kryhet përmes prokurave dhe anëtarëve të anëtarëve të familjes. Voiculesku ende është një manjat i medias shumë i implikuar në politikë. Ai vepron përmes të ashtuquajturve gazetarë të tij, por në fakt, shumë prej tyre janë vetëm "mercenarë të shtypit".

RUSIA– Alisher Usmamnov

Alisher Usmanov është njeriu i 5-të më i pasur në Rusi (disa vjet më parë ai ishte numri një). Pasuria e tij vlen 15,2 miliardë dollarë. “Forbes 100” nuk është e vetmja listë e famshme ku ai është i pranishëm: ai gjithashtu shfaqet dukshëm në “Panama Pappers” dhe “Paradise Pappers” si shumica e super të pasurve të Rusisë, ai i mban paratë e tij në “offshore”. Ai u pasurua në fillim të viteve nëntëdhjetë nëpërmjet biznesit të minierave dhe tani është një nga këshilltarët kryesorë në “Gazprom”, që ka monopolin e gazit rus të Rusisë. Ai gjithashtu mban shumë aksione në mediat e vendit, dhe është shumë afër Putinit dhe Medvedevit. Këtë vit, Fondacioni Anti-Korrupsion e akuzoi atë për dhurimin e një pallati luksoz të Dminri Medvedevit - në thelb, duke i dhënë ryshfet Kryeministrit rus.

SERBI – Miroslav Mishkoviç

Mirosllav Mishkoviç ishte i pari serb që bëri pjesë në listën “Forbes” të miliarderëve të botës. Kompania e tij “Delta” u bë e suksesshme nën sundimin e Sllobodan Millosheviçit gjatë viteve 1990, kur regjimi po hidhte miliarda dollarë nga buxheti kombëtar në llogaritë në Qipro. Ai e zgjeroi perandorinë e tij të biznesit pas rrëzimit të Millosheviçit në vitin 2000, duke blerë kompani dhe pasuri të paluajtshme me paratë e tij “offshore”. Mishkoviç u arrestua me dyshime për abuzime financiare në atë që u shpall si një ndërprerje radikale me korrupsionin gjatë vitit 2012. Megjithatë, në vitin 2017 ai u pastrua nga shpërdorimi i akuzave për zyre dhe u dërgua për rigjykim mbi akuzat për evazion fiskal.

SLLOVENI – Bojan Petan

Holdingu financiar “DSZ” i Bojan Petanit është një strehë e sigurt për ish-piunët. Sebastjan Selan, ish-drejtor i agjencisë sllovene të inteligjencës, “Sova” është një nga drejtuesit e tij kryesor sot. Ndikimi i vërtetë i Petanit është aq i lartë sa edhe Banka Qendrore e Sllovenisë e ndihmoi gjatë negociatave me bankat private për shlyerjen e borxheve të tij. Rastet kriminale kundër Petanit për shpërdorim të besimit dhe zyrës me dhjetra milionë euro fitime të paligjshme në Slloveni dhe për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në Bosnjë dhe Hercegovinë janë ende në listë pritje, por ndikimi i tij i vërtetë duket të jetë i paprekur.

UKRAINË – Rinat Akhmetov

Me një pasuri prej 6.9 miliard dollarë, Rinat Akhmetov mbetet njeriu më i pasur i Ukrainës. Duke marrë shumicën e aseteve të tij në sektorin e energjisë përmes ankandeve të privatizimit jokonkurrues, ai është një shembull tipik i një oligarku që bën kapitale duke qenë afër qeverisë. Pasi Rregullatori i energjisë futi një tarife të veçantë të qymyrit në 2016 për ukrainasit për të paguar faturat e tyre të energjisë elektrike, Akhmetov është i pozicionuar mirë për të mbajtur në rritje perandorinë e tij. Me lidhje të drejtpërdrejta me disa politikanë të shquar, biznesmeni më i lartë i Ukrainës ka një vesh në lidershipin politik të vendit duke përfshirë presidentin Petro Poroshenko.

Marrë nga portali: Boingboing.net

Përgatiti: TPZ.AL