TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Replika të ashpra në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryetares së komisionit Ermonela Felaj, për situatën e përmbytjeve dhe për dëmshpërblimin e të dëmtuarve.
“Nuk merrem me ty, unë, oj vajzë. Më dëgjo mua të flas këtu, muk ma nderpret dot fjalen Edi Rama.. Jo më Salmonela”- thotë ai.
Felaj mbyll mbledhjen, falënderon deputetet dhe largohet.
“Dëmshpërblim do të thotë shpallje e gjendjes së emergjencës, nëse nuk shpallet gjendja e emergjencës me këtë gjë ju i keni futur gishtin qytetarëve. Qeveri demokratike e ka shpallur gjendjen e emergjencës, ka vlerësuar dëmin dhe ka dhënë dëmshpërblimin”- tha ai, ndërkohë që shumica del nga mbledhja.
Noka i hedh prapë mikrofonin Felajt dhe pas largimit të saj i zë vendin në krye të tavolinës.
Pas kësaj, deputeti Endrit Braimllari flet në Komisionin e Sigurisë për përmbytjet.
“Qeveria bënte show, ndërkohë Shqipëria nën ujë. Kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve. Arsye e mos shpalljes së emergjencës civile ka të bëjë me faktin se ky kryeminister nuk mbron interesat e qytetarëve, nuk do ti dëmshpërblej qytetarët sipas ligjit te emergjencave. Nuk ka asnjë përfaqësues qeverie në zonat e përmbytura”- tha ai.
Sipas tij, “Nuk po vazhdon faza e ndihmave për banorët që po qëndrojnë në këtë dimër të ftohtë. Ministrat dhe Kryeministri të lenë show dhe ti shërbejnë qytetareve”.
https://youtu.be/vI8uAY-sjSU