AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 14:19

Profil/Kush është Ferdinand Elezi, kandidati i parë për kryeprokuror

Profil/Kush është Ferdinand Elezi, kandidati i parë për

 

Është zyrtarizuar sot kandidatura e parë për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm. Ai është kreu i Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi. Vetëm pak ditë më parë, mediat kanë shkruar se Elezi është një sponsorizim i fortë i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Kush është Ferdinand Elezi?

Ferdinand Elezi ka kryer funksionin e prokurorit që prej vitit  1999, kur është emëruar në detyrën e drejtuesit të prokurorisë së rrethit Kavaje deri në vitin 2002.

Pas kësaj detyra ai ka qenë zëvendësdrejtues i Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës deri në vitin 2005,  kur është emëruar drejtues i Prokurorisë së Apelit në Tiranë.

Prej vitit 2006  e në vazhdim, Elezi, ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Durrës.

Prokurori i Përgjithshëm [Ina Rama] me urdhrin nr. 89 date 2.5.2011 “Për fillimin e procedimit disiplinor”, ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor ndaj tij.

TPZ.AL