AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 15:16

Shorti i Ligës së Europës, ja kush janë gjashtë lojtarët shqiptarë

Shorti i Ligës së Europës, ja kush janë gjashtë

Raundi 1/32 i Ligës së Europës ka në gjirin e tij edhe gjashtë lojtarë shqiptarë.

Tre luajnë në Itali: Elseid Hysaj (Napoli), Thomas Strakosha (Lacio) dhe Etrit Berisha (Atalanta); në Greqi aktivizohet Astrit Hajdareviç (AEK). Që të katërt janë pjesë e Kombëtares shqiptare

Në Angli tek Arsenali janë dy lojtarë me origjinë shqiptare: Granit Xhaka, i cili luan me përfaqësuesen e Zvicrës dhe Shkodran Mustafi me atë të Gjermanisë.

Kështu, Napoli i Hysajt do të luajë kundër gjermanëve të Lajpcigut; Atalanta e Hysajt kundër gjermanëve të Borusias së Dortmundit; Lacio e Strakoshës kundër rumunëve të FCSB-së dhe AEK-u i Hajdareviçit kundër Dinamos së Kievit. Arsenali i Xhakës dhe Mustafit kundër suedezëve të Ostersund.

Në Ligën e Kampioneve kemi Bazelin e Taulant Xhakës kundër Mançester Sitit.

TPZ.AL

[gallery ids="35405,35397,35398,35399,35400,35402,35403,35404"]