TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ferdinand Elezi, prokurori i përfolur prej kohësh si kandidatura kryesore për postin e Prokurorit të Përkohshëm, del në skenë.
Emri i tij është përmendur pothuaj nga të gjitha mediat.
Njihet si njeriu më afër pushtetit të së majtës, ndërkohë që ak ditë më parë, pikërisht një ditë pasi Komisioni i Ligjeve shpalli vakancat, ai zhvilloi edhe një takim me kryeprokurorin Llalla, të cilit i ka përfunduar mandati që në 7 dhjetor.
Ferdinand Elezi, prokuror i Apelit të Durrësit.
Ndërsa sot në mëngjes, kryetari i Komisionit të Ligjeve, do të deklaronte se kandidatët kanë afat deri nesër në orën 18:00 pasdite për të dorëzuar kërkesat.
Dosjet e kandidatëve do të shqyrtohen më parë nga Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe më pas do të kalohet në proces votimi në Parlament.
Kryeprokurori i përkohshëm do të qëndrojë në detyrë deri në konstituimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.
TPZ.AL