AKTUALITET, 11 Dhjetor 2017, 13:41

Pas sherrit në komision dhe largimit, reagojnë socialistët

Pas sherrit në komision dhe largimit, reagojnë socialistët

Menjëherë pas largimit nga Komisioni i Sigurisë, deputeti socialist Pjerin Ndreu ka deklaruar se maxhoranca nuk e braktisi mbledhjen, por u detyrua të largohej për shkak të sjelljes së ashpër dhe arrogante të deputetit demokrat Flamur Noka.

Shkak për largimin e socialistëve, tha Ndreu për Report tv, është bërë sjellja arrogante e deputetit të PD, Flamur Noka, i cili i mori mikrofonin Ermonela Felajt, duke i kërkuar asaj të pushojë.

"Nuk e braktisëm sallën, por u detyruam nga arroganca e Nokës. Ndërkohë që fjalën e kishte një deputet Noka ndërhyri", tha Pjerin Ndreu.

TPZ.AL