TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria Publike e Vjenës ka ngritur aktakuzën për terrorizëm kundër të riut me prejardhje nga Shqipëria. Ai po mbahej në burg për hetime që nga shkurti i vitit të kaluar, kur qe arrestuar me dyshimin se po përgatiste një akt terrorist, shkruan agjencia e lajmeve e Austrisë, APA.
Konkretisht, i riu shqiptar akuzohet për përpjekje të bindjes së një personi të dytë për vrasje të rëndë dhe përpjekje për të bindur atë për rrezikim të qëllimshëm përmes mjeteve shpërthyese, shkruan albinfo.ch.
Djaloshi, përkrahës i ISIS-it, dyshohet se nga vera e vitit 2016, përmes whatsup-it ka ndikuar tek djaloshi gjerman. Theksojmë faktin se i riu shqiptar është rritur si fëmijë i prindërve ateistë, me prejardhje dhe si i tillë, nuk ka pasur qasje me religjionin