AKTUALITET, 8 Janar 2018, 21:00

Elseid Hysaj, lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar

Observatori i Futbollit Europian, CIES, ka përditësuar vlerat e merkatos për futbollistët e kampionateve kryesore në kontinent dhe ka përpiluar 100-shen e atyre me vlerën më të lartë. Një ndër lëvizjet më të bujshme të këtij muaji është ngjitja e shkallëve nga Elseid Hysaj, i cili tashmë vlerësohet si futbollisti i 60-të me vlerën më të lartë në Europë.

Sipas CIES, i cili merr për bazë moshën e lojtarit, marketingun e mundshëm me imazhin e tij dhe kërkesën që ka në treg për një tip të tillë futbollisti apo për një rol të caktuar, mbrojtësi shqiptar tashmë kushton 70,5 milionë euro.

Aktualisht, Granit Xhaka është në vendin e 67 në këtë renditje, i vlerësuar 68 milionë euro, ndërsa Shkodran Mustafi mban vendin e 70 me 65,2 milionë euro.

Renditjen e përgjithshme vazhdon ta kryesojë Nejmar me 213 milionë euro, i ndjekur nga Mesi me 202,2 milionë euro dhe Kejn me 194,7 milionë euro.