AKTUALITET, 8 Janar 2018, 21:53

Gazetarja: Haki Çako i shkoi në zyrë Ministrit Xhafaj, përpara se të shkarkohej

Gazetarja: Haki Çako i shkoi në zyrë Ministrit Xhafaj,

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë se drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Haki Cako duhet të ishte shkarkuar më parë. E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, Klodiana Lala u shpreh se Cako nuk kishte kurajo të jepte dorëheqjen dhe nuk e bëri si duhet punën.

“Ai duhet të ishte shkarkuar që me skandalin e përgjimeve në IMS CATCHER. 12 drejtorët në rrethe ishin të lidhur me trafikantët e drogës. Ai nuk kishte kurajo për të dhëne dorëheqjen kur u zhdukën 3 zyrtarët e lidhur me Hablijat. Ai ishte një kryepolic në hije. Unë mendoj se Fatmir Xhafaj nuk pati kohë për të bindur Ramën se Haki Cako ishte vetë i lidhur me krimin siç aludon opozita. Xhafaj nuk pati shumë kohë. Kur Haki Cakos i ranë të gjithë ushtarët, atëherë iku. Ikja e tij nuk ishte me nder. Artan Didi pati kurajo për të dhënë dorëheqjen. Haki Cako nuk e bëri si duhet punën”- tha Klodiana Lala.

Më tej gazetarja u shpreh se Haki Cako ka zhvilluar një takim me ministrin Ftmir Xhafaj pak para se ai të shkarkohej. “Sot para se lajmi të dilte në publik për shkarkimin e tij, Haki Cako është thirrur në zyrë nga ministri Xhafaj dhe në njëfarë mënyre ai e priste shkarkimin. Takimi mes tyre zgjati rreth 30 minuta”- tha Lala.