AKTUALITET, 8 Janar 2018, 23:29

Bushati: Ja pse iu dha nënshtetësia, kryepeshkopit Anastas Janullatos

Bushati: Ja pse iu dha nënshtetësia, kryepeshkopit Anastas Janullatos

Ministri për Evropë dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë ekskluzive në "Tonight Ilva Tare" thotë se dhënia e nënshtetësisë për kreun e kishës ortodokse në Shqipëri, Anastas Janullatos nuk ka lidhje me bisedimet që po zhvillohen midis dy vendeve, duke shtuar se kjo gjithsesi do të ketë ndikim pozitiv.

Tare: Nënshtetësia për hirësinë e tij Janullatos ka qenë pjesë e negociatave?

Bushati: Është një vendim që reflekton kontributin e pa matë të fortlumturisë së tij Janullatos në ringritjen e kishës autoqefale shqiptare. Në rastin tonë, feja dhe shteti janë të ndara dhe për pasojë nuk është një çështje që është pjesë e paketës së diskutimeve. Natyrisht, do të ketë një impakt pozitiv në marrëdhëniet midis vendeve tona.