AKTUALITET, 8 Janar 2018, 22:18

Sherr në studio/ Basha: Ça burimesh ke, rojen? Lala: Me mua ke hapur faqen e gazetës

Sherr në studio/ Basha: Ça burimesh ke, rojen? Lala: Me mua ke hapur

Një sherr mes dy gazetareve shpërtheu në emisionin "Studio e Hapur" të Eni Vasilit. Gazetarja Anila Basha vuri në dyshim burimet e gazetares së kronikës, Klodiana Lala. Pas kësaj, tonet u ngritën deri në atë pikë sa kaluan në akuza personale.

Anila Basha: Çfarë janë këto thashetheme, që flet pa asnjë provë. Ti dëgjon muhabet kafeneje dhe bën lëmsh gjith dynjanë.

Klodiana Lala: Mos më bëj mua leksione gazetarie, se tek portali yt më ke cituar disa herë.

Anila Basha: Ça burimesh ke, oficerin apo rojen prapa derës?

Klodiana Lala: Mos e ul kaq shumë integritetin e bisedës se ti nuk shkon ndonjëherë në prokurori apo gjykata.

Anila Basha: Skam nevojë të shkojë vetë, unë paguaj gazetar si ty dhe e dërgoj tek prokuroria.

Klodiana Lala: Mua smë ke paguar ndonjëherë, rrogën e kam marrë nga Focus Media Group...

Anila Basha: Vlerësimet i bëja unë për rrogën tënde, kur isha drejtoresha jote..

Klodiana Lala: Me mua  ke hapur faqet e gazetave. Duhet të kërkosh falje që vë në diskutim integritetin tim./TPZ.AL/

http://www.dailymotion.com/video/x6ctib4