AKTUALITET, 8 Janar 2018, 20:06

Basha në Kamzë: Rama bëri kurban Haki Çakon, për të shpëtuar kokën e tij

Basha në Kamzë: Rama bëri kurban Haki Çakon, për

Kreu demokrat Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në 27 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në Kamzë. Në takimin e organizuar, Basha është ndalur sërisht në krijimin e asaj që e ka quajtur si aleancave e vlerave.

Basha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestave të opozitës, ndërsa është shprehur se aleanca e vlerave do të shembë atë të krimit që drejtohet nga Edi Rama.

Në vijim, Basha akuzoi Kryeministrin se bëri kurban Haki Çakon, duke e shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të shpëtuar kokën e tij.