AKTUALITET, 8 Janar 2018, 21:23

Meta: Nuk jam dakord me Berishën për djegien e mandateve. Nuk kam frikë nga drejtësia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Pesë pyetje nga Babaramo” në Report Tv, dha mendimet e tij në lidhje me protestën e pritshme të opozitës, djegien e mandateve sipas Berishës dhe prishjen e koalicionit me PS. “Protesta e Opozitës? Është e drejtë e çdo force politike të organizojë manifestime. Djegia e mandateve? Kam qenë dhe jam partizan i pjesëmarrjes në parlament. Nuk jam dakord me doktor Berishën.

Koalcioni me PS? Koalicioni nuk ka funksionuar në kohën kur ishte kryetar Petrit Vasili, pasi unë u zgjodha president. Nuk më takon mua të flas tani. Reforma në drejtësi? Gjithmonë kam insistuar me një përpjekje heroike, për të gjetur konsensus te Komisioni i Venecias. Integrimi europian? Kemi humbur shumë mundësi që nga viti 1996 Frikë nga drejtësi e pavarur? Më vjen keq që të jap përgjigje nga kjo loje politike-mediatike, pasi s’mund të jetë tjetër. Thonë se përsëritja është nëna e dijes, por në këtë rast është nëna e gënjeshtrës. Nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që të më shkaktojë frikë. Kam frikë vetëm nga populli. Shohim deklarata nga forcat politike të ndryshme.