AKTUALITET, 30 October 2026, 14:31

Mbante 2 mbiemra/ I dënuar me 7 vite burg për trafik droge, ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari

Mbante 2 mbiemra/ I dënuar me 7 vite burg për trafik droge,

Është ekstraduar drejt Italisë shtetasi F.Stafa, alias F.Dushku, 40 vjeç, banues në Shijak, i dënuar me 7 vite, 7 muaj e 12 ditë burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Apelit në Firence.

Ky shtetas, gjatë periudhës mars 2009–korrik 2013, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuar lëndë narkotike kokainë nga Holanda në Itali, duke luajtur rolin e ndërmjetësit mes palëve deri në dërgimin e lëndës narkotike te shpërndarësit.