AKTUALITET, 11 Mars 2021, 11:19

Nuk pranoi të ishte kandidat për deputetë, Rama kërkon përjashtimin e Dritan Lelit nga PS

Nuk pranoi të ishte kandidat për deputetë, Rama kërkon

Kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste.

Rama iu ka dërguar një mesazh anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e Ramës, që vjen pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.