TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e kësaj të enjte një 16 vjeçar nga Kosova i infektuar me Covid-19 ka humbur jetën.
Infektologia nga Spitali Regjinal i Gjilanit, Dr. Selvete Shurdhani, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ka humbur betejën me Covid një 16 vjeçar nga Vitia.
Adoleshenti prej tetë ditësh ndodhej në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht si pasojë e temperaturës së lartë dhe problemeve të shumta në mushkri i riu ka ndërruar jetë.
Ky është rasti i parë në Kosovë që një adoleshent nuk i mbijeton virusit.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 1,674 persona.