AKTUALITET, 16 Maj 2021, 15:05

Nuk ndalin sulmet ajrore mbi Gazan, të paktën 33 të vdekur, përfshirë edhe fëmijë

Nuk ndalin sulmet ajrore mbi Gazan, të paktën 33 të vdekur,

Sulmet ajrore izraelite në Gaza, kanë vrarë këtë të diele edhe 33 palestinezë të tjerë, përfshirë edhe 13 fëmijë.

Sipas mediave të huaja, sulmet e para këtë mëngjes u drejtuan nga objektet banuese në qendër të qytetit të Gazas.

Numri i viktimave në Gaza u rrit në 181, duke përfshirë 52 fëmijë, që kur luftimet shpërthyen të hënën e kaluar.

Në anën tjetër, në Izrael, 10 persona përfshirë dy fëmijë janë vrarë në sulmet me raketa nga Hamasi dhe grupe të tjera militante.

Lidhur me këtë rast, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të zhvillojë takim të dielën për të diskutuar për situatën.