AKTUALITET, 16 Maj 2021, 10:43

Vrasja e Mehmet Qemës, policia aksion te “5 Maji”, gjenden pajisje kompjuterike në një banesë dhe grirëse kanabisi

Vrasja e Mehmet Qemës, policia aksion te “5 Maji”, gjenden

Policia e Tiranës ka zhvilluar operacion në lagjen “5 Maji”, në Tiranë, në zonën ku pak ditë më parë u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, ku ka arrestuar dy persona.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit K. P., 22-vjeç, dhe E. Z., 34-vjeç, pasi gjatë kontrollit në një banesë në lagjen “5 Maji’, policia gjeti disa servera kompjuterikë dhe një lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në banesën e kontrolluar u gjet dhe një pajisje grirëse kanabisi, si dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirëse të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.