TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Papa Françesku ka bërë sot apel që palët në Lindjen e Mesme të ndalojnë sulmet ndaj njëra-tjetrës. Komentet, Ati i Shenjtë i bëri pas lutjes së të dielës në Vatikan.
“Vërtet mendojmë që mund ta ndërtojmë paqen duke shkatërruar njëri-tjetrin?” pyeti Papa.
Duke e dënuar humbjen e jetëve të pafajshme si “të tmerrshme dhe të papranueshme”, ai bëri thirrje për qetësi dhe u bëri apel palëve përgjegjëse që të ndalin “zhurmën e armëve”.
Thirrjet për t’i dhënë fund dhunës po bëhen nga zëra të ndryshëm ndërkombëtarë. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas shkroi në rrjetet sociale se është “e domosdoshme” të ndalohen luftimet dhe të rinisin bisedimet për zgjedhjen e situatës.