AKTUALITET, 16 Maj 2021, 12:32

Reagon Kosova: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga raketat e Hamas-it

Reagon Kosova: Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga raketat e
Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka reaguar në lidhje me tensionet dhe përplasjet e javës së fundit mes Izraelit dhe palestinezëve. Në një postim në rrjetet sociale, MPJ e Kosovës shprehet se si çdo shtet tjetër, Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin që të mbrohet. Sipas asaj që thuhet në reagim, Izraeli është duke mbrojtur popullin ndaj 2000 raketave të qëlluara nga Hamas-i, që shtohet më tej, po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Po ashtu, qeveria e Kosovës bën thirrje për përmbajtje dhe për zgjedhjen e situatës në mënyrë paqësore.