AKTUALITET, 16 Maj 2021, 14:07

“Të ndalet konflikti Izrael-Palestinë”, Luigi Di Maio: BE duhet të marrë një qëndrim të unifikuar

“Të ndalet konflikti Izrael-Palestinë”, Luigi Di Maio: BE

“Dhuna dhe të gjitha sulmet mes Izraelit dhe Palestinës duhet të ndalen. Hedhjet e raketave duhet të ndalen.

Shumë njerëz të pafajshëm po humbasin jetën për shkak të një konflikti që duhet të ndalet”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio.

Di Maio po ashtu njofton se të martën do të mblidhet Këshilli i jashtëzakonshëm i Punëve të Jashtme të BE-së.

Ministri i Jashtëm italian, gjithashtu shton se BE duhet të marrë një pozicion të unifikuar.