AKTUALITET, 16 Maj 2021, 13:12

Konflikti/ Ministri i Jashtëm gjerman: Izraeli dhe Palestina të nisin bisedimet

Konflikti/ Ministri i Jashtëm gjerman: Izraeli dhe Palestina të nisin

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka bërë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Lindjen e Mesme.

Maas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën apel që të dyja palët , Izraeli dhe Palestina të rinisin bisedimet.

“Ajo që duhet tani është: 1. Fundi i sulmeve me raketa, 2. Fundi i dhunës dhe 3. Kthimi në bisedimet midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe të gjendet një zgjidhje me dy vendeve”, shkruan Maas në rrjetet sociale.

Në ditën e shtatë të bombardimeve Izraeli ka sulmuar shtëpinë e shefit të Hamas-it në Gaza orët e para të së dielës.

Ushtria ka publikuar edhe një video në të cilën një bombë godet shtëpinë e udhëheqësit të përgjithshëm të grupit militant, Yehiya Sinwar.

Si kundërpërgjigje, grupi islamist lëshoi raketat në drejtim të Tel Aviv-it ndërsa përplasjet vazhdojnë në ditën e shtatë radhazi.