Kanë përfunduar dhe provat zyrtare të Formula 1. Këtë javë garat zhvillohen në Belgjikë dhe pole positionin e ka fituar i përhershmi Louis Hamilton.
Piloti britanik i Mercedesit ka qenë më i shpejti në pistë, me kohën 1:41.252. Gjithashtu në vendin e tyre renditet piltoi tjetër i skudrës gjermane, Valterri Bottas. Finlandezi i mbylli provat në kohën 1:41.763.
Podiumin e mbyll piloti i Red Bull, Max Verstappen, me + 0.526 më shumë se Hamilton i vendit të parë. Emocionet dhe suprizat janë të garantuara ditën e nesërme, ku gjithçka pritet të startojë në orën 3:10.