TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, do të dalë nesër në një konferencë për shtyp ku do të bëjë të ditur listën e të grumbulluarve për ndeshjet miqësore të shtatorit kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.
Emri që do të spikasë është Ramen Çapelja. Një futbollist jo shumë i njohur për ne, por që ka luajtur me moshat e Italisë dhe tashmë do të grumbllohet nga ekipi kuqezi.
Tekniku italian e ka pikasur në Itali dhe do ta katapultojë direkt në ekipin e parë.
Çapelja luan me të rinjtë e Interit. Ai shihet si një talent për ekipin zikaltër dhe ka qenë në vëmendjen e moshave të Italisë.
17-vjeçari me shumë mundësi do të luajë kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.