TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ardhmja e Lionel Messi vazhdon të jetë argumenti numër një i futbollit ndërkombëtar e në mbrëmje kanë mbërritur të reja të rëndësishme që e shtyjnë edhe më fort Pleshtin drejt Anglisë. Ashtu si ka dokumentuar El Chiringuito Tv, që e ka fotografuar jashtë një restoranti të njohur të qytetit, Pep Guardiola ka fluturuar në Barcelonë e sipas zërave e ka bërë për tu takuar me argjentinasin.
Lajmi, që është paraprirë mbrëmë në emitentit spanjoll, po cmend nga entuziazmi tifozët e Manchester City, që kanë mbushur me postime rrjetet sociale. Udhëtimi i Guardiolës mund të përfaqësojë zhvillimin vendimtar, që pritet të ndodhë në pak ditë, në atë që do të ishte transferimi më i pabesueshëm i shekullit. Kjo përforcohet edhe për faktin se në fundjavë, me shumë mundësi të dielën, pritet të mbërrijë në Barcelonë edhe Jorge Messi, i ati menaxher i Pleshtit. Ofensiva e City ka nisur.
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1299483674027663366?s=20