TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vedat Muriqi ka futur në sherr dy klube të Serie A. Sipas asaj që ka bërë të ditur Corriere dello Sport, situata për të ardhmen e sulmuesit kosovar, ka përplasur fort Lazion e Fiorentinën. Klubi bardhekaltër është prej kohësh në gjurmët e sulmuesit, duke vënë në vijë të parë të tratativës vetë drejtorin sportiv Igli Tare. Cështja është se pas kërkesës prej 20 milionë euro të bërë nga presidenti i Fenerbahçe, operacioni u fut në fazë pritje. Pikërisht në këtë cast, ditët e fundit Fiorentina ka kërkuar të ndërhyjë, duke shkaktuar zemërimin e presidentit të Lazios Lotito. Numri 1 i bardhekaltërve ka telefonuar drejtorin e përgjithshëm të Fiorentinës Joe Barone, duke i kërkuar të tërhiqet
24 vjecari nga Prizreni është transferuar tek Fenerbahce nga Rizespor në sezonin e kaluar të merkatos, ndersa tani për të projektohet e ardhmja në Serie A. Një rrugë e gjatë për ish-sulmuesin e Teutës dhe Besës së Kavajës, skuadrat që e lancuan në futbollin profesionist kosovarin, por pa e kuptuar kurrë potencialin që kishte Muriqi. 3 gola me durrsakët në sezonin 2013-14, nga të cilët 3 në Kupën e Shqipërisë dhe 3 me verdhezinjtë që i besuan në 13 takime. Nga aty nisi aventura e pandërprerë në kampionatin turk në Ligën e Dytë e më pas Superligë ku kulmoi me Rizespor, që pasi e ndihmoi të ngjitej në elitë, realizoi 17 gola në 34 ndeshje dy vite më parë. Fenerbahce shpenzoi 3.5 milionë euro kur e mori nga Rizespor, por tani do të përfitojë një plusvalencë të konsiderueshme.